Mjeku tregon sa të rrezikuar janë të rinjtë: Dje humbi jetën një 17-vjeçare

Shqipëria

Mjeku tregon sa të rrezikuar janë të rinjtë: Dje humbi jetën një 17-vjeçare

Më: 23 mars 2020 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

 

Jo vetëm moshat e thyera, por edhe të rinjtë janë në risk nga koronavirusi. Këtë të dhënë e përcolli kardio-kirurgu Edvin Prifti, në emisionin “Opinion”. Lidhur me ata persona të cilët e shohin këtë virus si diçka kalimtare, Edvin Prifti tha se edhe moshat e reja janë të rrezikuara.

Ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave 20-45 vjeç.

“Sipas raportimeve, sidomos të BE dhe SHBA, kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjeçareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes.

Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë, përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjeç.

Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjeç. Ka një rritje edhe në moshat e reja”, tha më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat