BE, 50 mln euro Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19

Shqipëria

BE, 50 mln euro Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:52
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka ofruar Shqipërisë një shumë prej 50 milionë eurosh, si mbështetje për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca bën të ditur se BE ka ofruar 4 milion euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore.

11 milionë euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milion euro për rikuperimin ekonomik.

Lajmin e ka përshëndetur kryeministri Edi Rama.

“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër covid-19. Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat