Cakaj për Deutsche Welle: Hapja e negociatave, lajm i mirë për të gjithë rajonin

Shqipëria

Cakaj për Deutsche Welle: Hapja e negociatave, lajm i mirë për të gjithë rajonin

Më: 25 mars 2020 Në ora: 20:05
Gent Cakaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle lidhur me Vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ka cilësuar se Shqipëria qartësisht i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është mbështetur mbi meritat e saj madhore.

Gjithashtu, sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo vendimmarrje mbetet me rëndësi historike dhe krijon një marrëdhënie të re të Shqipërisë me BE-në, përkatësisht në atë të nisjes së rrugës për të arritur në të ardhmen statusin final të një anëtari.

“Ky është një proces i gjatë, por tashmë është krijuar një momentum i ri në marrëdhëniet e BE me rajonin. Me rëndësi është të thellohet marrëdhënia, të rritet ndërveprimi jo vetëm mes vendeve në rajon, por edhe të rajonit me BE. “ – shprehet kreu i diplomacisë shqiptare.

Zgjerimi, thekson Cakaj, është kthyer përsëri në drejtimin e duhur dhe bashkë me të edhe besueshmëria e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit tonë. Për Ministrin Cakaj hapja e negociatave të anëtarësimit është lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat