Deputeti i opozitës kundër përgjysmimit të rrogës: Për lekët e mia vendos vetë

Shqipëria

Deputeti i opozitës kundër përgjysmimit të rrogës: Për lekët e mia vendos vetë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:24
Myslym Murrizi

Deputeti demokrat Myslym Murrizi nuk pranon që të heqë dorë nga gjysma e pagës për ta vënë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 në Shqipëri. Ai shprehet se nuk është dakord, pasi jo të gjithë janë përfitues tenderash dhe jo të gjithë i kemi të gjithë pjesëtarët e familjeve drejtorë në çdo cep të administratës.

“Nuk jam fare dakort per pagen se nuk jemi te gjithe perfitues tenderash dhe jo te gjithe i kemi te gjithe pjestaret e familjeve drejtora ne çdo cep te administrates ku ka per te vjedhur e rroga te majme. Me parat qe me takojne mua e di une se ke duhet te ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerez te aferm miq e shoke qe ne kete kohe kane nevonje per buk.

Pallavrat se shpetohen Shqiptaret me gjysem page te deputeteve jane gjelle bajate per mua. 122 deputet dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pages bejne gjithsej 50 mij euro. Pse kjo e zgjidh kete situate???? A ka mundesi te mos na hapni barkun me nisma revolucionare??” shkruan ai. Pak ditë më parë kundër doli edhe deputeti Lefter Maliqi. Dje, pas kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, edhe deputetët e PS hoqën dorë vullnetarisht nga gjysma e rrogës për ta dërguar për luftën ndaj COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat