Dalin pozitiv me koronavirus 3 zyrtarë të burgut, mes tyre edhe drejtori

Shqipëria

Dalin pozitiv me koronavirus 3 zyrtarë të burgut, mes tyre edhe drejtori

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:25
Shqipëri

Tre zyrtarë të burgut të Rrogozhinës rezultojnë të infektuar me koronavirus, mes tyre edhe drejtori.

I pari i konfirmuar është një jurist i burgjeve, i cili dyshohet se është i infektuari i parë në këtë institucion.

Më tej virusi duket se ka kaluar te drejtori i burgut Agim Tafa, dhe në vijim edhe te një specialist.

Pas konfirmimit të bërë më herët të juristit, Tafa bashkë me specialistin e burgut ishin vetizoluar, por përgjigjet e konfirmuara zyrtarisht mbrëmjen e kësaj të premteje nga Instituti i Shëndetit Publik, i kanë nxjerrë pozitiv.

Mësohet se në IEVP-në e Rrogozhinës, u morën gjashtë tamponë, por vetëm tre prej tyre dolën pozitiv.

Konfirmimi i tre punonjësve të burgut të Rrogozhinës, ka bërë që të rritet frika edhe për të dënuarit, për shkak të kontakteve që kanë pasur me të prekurit.

Sakaq në kuadër të masave të marra për të mos përhapur koronavirusin, janë ndërprerë takimet me familjarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat