Covid-19, shtohen 17 raste të tjera në orët e fundit/ Sa pacientë janë të intubuar

Shqipëria

Covid-19, shtohen 17 raste të tjera në orët e fundit/ Sa pacientë janë të intubuar

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Shtohen 17 raste të tjera të të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 433 numrin total të personave të prekur.

Në raportimin e 24 orëve të fundit, u bë me dije se shtimi i rasteve të reja vjen pas 259 testeve të kryera.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi se aktualisht janë 6 pacientë të intubuar në gjendje më të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat