Covid-19, rreziku nga kafshët

Shqipëria

Covid-19, rreziku nga kafshët

Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Në mes të pandemisë së koronavirusit, distancimi social është kryefjala e mjekëve për të shmangur infektimin, por e njëjta gjë, duket se vlen dhe në raport me kafshët, veçanërisht ato shtëpiake. 

Mjeku veteriner, Florian Plaku, në një intervistë për Rtv Ora, jep disa këshilla sesi duhet të jetë marrëdhënia me katërputroshat gjatë shpërthimit të infeksionit.

''Këtë periudhë jemi të detyruar të qëndrojmë pak më strikt, duke u kërkuar pronarëve të tregojnë shumë kujdes. Në qoftë se dalin me kafshët e tyre duhet të jenë të shoqëruar patjetër me maska. Çdo person që duhet t'i prekë kafshët e tyre duhet të ketë maskë dhe doreza. Duhet të shmangen puthjet, ledhatimet që bëhen nga qenushët e tyre.''

Ende nuk ka një studim që të vërtetojë transmetimin e koronavirusit nga kafshët te njeriu, por të dhënat e deritanishme, tregojnë se ky rrezik duhet marrë në konsideratë.

''Deri më tani nuk ka patur asnjë rast në Shqipëri, përveç 2-3 rasteve në Hong Kong dhe Nju Jork.

Kjo tregon që në momentin që ne u transmetojmë virusin kafshëve ata e kalojnë më lehtë''.

Koronavirusi ka ulur dhe numrin e kafshëve të braktiosura, pasi karantinimi e ka forcuar raportin mes të dyve.

''Duke qënë se kafshët i ndjejnë shumë situatën stresante që ne kalojmë,  dhe duke qënë se janë thithës i energjisë sidomos negative që ne kemi, ata mundohen ta marrin negativitetin për vete në mënyrë që ne të jemi pak më të qetë.''

Në rastet e nxjerrjes nga banesa, apo kontaktit me kafshët, veterinerët thonë se duhet patjetër pajisja me maska dhe me doreza mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat