I dogjën makinën e tij dhe të vajzës, ish gjyqtari: Prej muajsh vetëmbrohem për dosjen ‘Shullazi’

Shqipëria

I dogjën makinën e tij dhe të vajzës, ish gjyqtari: Prej muajsh vetëmbrohem për dosjen ‘Shullazi’

Më: 18 prill 2020 Në ora: 00:12
Arben Vrioni

Digjet makina e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe vajzës së tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në  unazën e qytetit të Elbasanit. Në momentin e zjarrit, dy automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë pranë banesës së Vrionit.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se kemi të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme, duke marrë parasysh se automjetet ndodheshin larg. Të njëjat burime treguan se makinave  në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona të maskuar.

Në një prononcim për Abc News ish-gjyqtari Arben Vrioni u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies.

“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni.

Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu më 22 nëntor të vitit të shkuar. Vrioni njihet zyrtarisht si personi që ndihmoi në lirimin e Lulzim Berishës pak muaj më parë. Ai ka shqyrtuar dosjen e Emiljano Shullazit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Ish-Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni, ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Vrioni nuk mundi te kaloje vetingun ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi sot detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë. Sipas konkluzionit te institucioineve te ventingut ,Vrioni kishte probleme me një kontratë për blerjen e një apartamenti në fillim të viteve 2000, mungesë burimesh të ligjshme për një apartament të dytë, një transaksion “të dyshimtë” me baxhanakun për të paguar shkollën e vajzës në Britaninë e Madhe dhe një sërë problemesh të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat