Frika e madhe në datën 8 maj, kush thyen izolimin e pëson keq me Kodin e Ri Penal

Shqipëria

Frika e madhe në datën 8 maj, kush thyen izolimin e pëson keq me Kodin e Ri Penal

Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:30
Shqipëri

Fundjava që vjen shënon plot dy javë nga miratimi në Kuvend dhe dekretimi nga Presidenti i ndryshimeve në Kodin Penal. Pra, koha prejh 14 ditësh dhe botimi në Fletoren Zyrtare nënkupton se këto ndryshime hyjnë tani në fuqi.

Kësisoj, javën që vjen nisin tolerimet për lirinë e lëvizjes por njëkohësisht hyjnë në fuqi edhe ndryshimet në kodin penal për te gjitha ata që shkelin urdhrat e karantinimit.

Në datën 4 maj zgjerohet harta e gjelbër me 18 bashki të tjera, ndërsa në datën 8 maj hyn në fuqi ashpërsimi i kodit ku parashikon edhe burg për ata qe shkelin urdhrat e karantinimit. Avokatët tregojnë se pavarësisht lehtësirave te deklaruara, qytetarët duhet të mbajnë parasysh këtë risi të kodit.

Duhet të kenë parasysh të gjithë që lehtësimi i kushteve duhet te jetë i kontrolluar dhe në përputhje me çfarë urdhërojnë institucionet pasi parashikohet si kundravajtje në rast se nuk zbatohet urdhrat dhe janë gjobitur më herët me gjobë, për të gjithë këta qytetarë nëse konstatohen dhe janë subjekte qe rrezikojë nga gjobë deri 6 muaj burg.

Së paku 7 mijë shtetas shqiptarë janë gjobitur nga policia e shtetit për shkelje të fashave që do të thotë në rast se ata konstatohen në shkelje të urdhrave të daljes nga shtëpia ata rrezikojnë hetim të menjëhershëm. Por rreziku më i madh është për subjektet tregtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat