Nënoficeri i gardës në Tiranë i zhdukur prej 8 ditësh, nëna tregon bisedën e fundit: Më pyeste pse s’po dalim

Shqipëria

Nënoficeri i gardës në Tiranë i zhdukur prej 8 ditësh, nëna tregon bisedën e fundit: Më pyeste pse s’po dalim

Më: 5 maj 2020 Në ora: 20:21
Ervin Derguti

Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët 8 ditë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit.

Nëna e të riut, Gjyle Derguti, kujton minutat e fundit kur i biri doli nga dera e shtëpisë herët në mëngjes.

“Djali në 5 e gjysmë të mëngjesit u nis për punë dhe nuk ka vajtur. Atë moment kur ka ikur nuk e kam takuar. 1 ditë me parë ka pasur komunikim me një person që nuk e kuptova për çfarë bëhej fjalë. Pasi e pyeta më tha që bisedova me një shok pune. Djali ka qenë i stresuar nga koha e pandemisë, shfaqej i mërzitur. Më pyeste pse s’po dalim, pse s’po hapen rrugët”, shprehet e shqetësuar nëna për emisionin ‘Pa gjurmë’.

Zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat