Lufta me koronavirusin / Vjen lajmi fantastik nga Kukësi

Shqipëria

Lufta me koronavirusin / Vjen lajmi fantastik nga Kukësi

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:07
Kukës

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Por një lajm i mirë vjen nga qyteti i Kukësit, ku mësohet se ka dalë nga harta e kuqe e Covid-19.

18 rastet aktive që prej 13 prillit tashmë janë shëruar plotësisht, por situata do të vijojë të monitorohet nga njësia vendore e shëndetësisë, sipas së cilës nuk do të ulë vigjilencën.

Shefja e epidemiologjisë Denisa Duraku tha se do të ndiqet hap pas hapi protokolli i pandemisë në gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të mëparshme për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Kujtojmë se rasti i parë në Kukës u shfaq në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit e duke krijuar me pas zinxhirin e infektimeve me kolegët e tjerë dhe familjarët. Pjesë e këtij zinxhiri u bë edhe policia e shtetit në Kukës me 6 punonjës të saj, e të cilët fatmirësisht u shëruan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat