Temperatura deri në 27 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Temperatura deri në 27 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Më: 9 maj 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e diel moti do të jetë i kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 27ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 20ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 24ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat