Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë, 1 mijë efektivë angazhohen për protestën e sotme

Shqipëria

Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë, 1 mijë efektivë angazhohen për protestën e sotme

Më: 18 maj 2020 Në ora: 13:40
Policia shqiptare

Drejtues të Policisë së Tiranës dhe Departamentit të Antiterrorit sapo kanë përfunduar një mbledhje në Ministrinë e Brendshme për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë protestës së sotme për teatrin.

Mësohet se rreth 1 mijë efektivë do të angazhohen.

Në shërbim të përforcuar do jenë gjithë komisariatet e Tiranës.

Po kështu FNSH, Renea dhe forca të gatshme nga qytetet e tjera do të jenë në të gatishmëri në rast se do ketë nevojë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë sot në orën 16:30, të cilës do ti bashkohet edhe opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat