​Artistë dhe qytetarë në shesh për Teatrin Kombëtar, në protestë edhe opozita - Bota Sot
​Artistë dhe qytetarë në shesh për Teatrin Kombëtar, në protestë edhe opozita

Shqipëria

​Artistë dhe qytetarë në shesh për Teatrin Kombëtar, në protestë edhe opozita

Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:04
Tiranë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një tubim, si shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Protesta mbështet edhe nga opozita, e cila është angazhuar për të pasur sa më shumë pjesëmarrës.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar dhe ajo po monitorohet nga policia.

Nga sheshi i protestës në bulevardin Dëshmorët e kombit, ka folur edhe aktori Mehdi Malka.

"Rroftë Teatri. Këtu fillimisht doli banda, pastaj anti-kontrabanda, pastaj anti-anti-kontrabanda dhe këto duhet të zhduket të gjitha. që këto të zhduken duhet vendosur demokracia. Duhet diktaturë e ligjit, qysh nga kryeministri deri te qytetarët. Unë ju duam shumë. Më keni mbytur me dashurinë që më keni falur."

Me zërin e ngjirur, por i fuqishëm për të vazhduar kauzën, aktori Neritan Liçaj tha se pushteti që rrëzoi Teatrin Kombëtar tentoi të vrasë shpresën. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së tyre.

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, regjisori Robert Budina në fillim të protestës për shembjen e Teatrit u shpreh mëngjesin e shembjes së Teatrit kombëtar, policia sulmuar artistët dhe qytetarët. Budina shtoi se shembja e Teatrit ka nisur kur ka pasur njerëz dhe polici brenda, duke rrezikuar jetën e tyre.

Gjatë protestës së thirrur këtë pasdite nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ka pasur dhe tension mes protestuesve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat