Ekzekutohen dy vëllezër në Krujë, ishin duke hyrë në shtëpi

Shqipëria

Ekzekutohen dy vëllezër në Krujë, ishin duke hyrë në shtëpi

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:38
Foto

Dy vëllezër janë ekzekutuar pak minuta më parë në krujë, teksa ishin duke hyrë në shtëpi. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krujë vetëm pak minuta më parë, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.

Sipas burimeve kanë humbur jetën vëllezërit, Gramoz dhe Xhentil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hasmëri. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Forca të shumta policie kanë rrethuan zonën dhe po ndërmarrin një operacion për kapjen e autorit. Në vendin e ngjarjes janë grumbulluar disa gëzhoja armësh, ndërsa FNSh është hedhur në veprim dhe ka bllokuar disa prej rrugë-kalimeve të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat