Ambasadorja Kim në zyrën e Metës për reformën zgjedhore

Shqipëria

Ambasadorja Kim në zyrën e Metës për reformën zgjedhore

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:05
Pamje nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi me fokus reformën zgjedhore do të zhvillohet në Presidencë.

Takimi i diplomates amerikane me Presidentin vjen pas negociatave të gjata me palët politike për kodin e ri zgjedhor, ku siç duket Kim do ta njohë Presidentin me përmbajtjen e draftit të hartuar që pret firmën e kryeopozitarit Lulzim Basha.

Më herët Presidenti i zhgënjyer nga qasja e të gjithë aktorëve politikë dhe diplomatikë që zotuar se takimet me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe dy ambasadorët e SHBA e BE-së, do të bëhen vetëm me dëshmitarë.

Meta: Nga neser do shihni nje President tjeter. Do kete nje President teper zyrtar. I hapur ne cdo kohe per marredhenie zyrtare institucionale, te miredokumentuara dhe me deshmitare. Me Ramen, me Lulin, me Sorecen dhe me Kim. Me te kater nga neser vetem marredhenie dhe takime institucionale, me deshmitare dhe te miredokumentuara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat