Ndërron jetë në burg “Daja”, djali akuzon personelin për neglizhencë…

Shqipëria

Ndërron jetë në burg “Daja”, djali akuzon personelin për neglizhencë…

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:04
Pamje nga video

Disa ditë më parë ka ndërruar jetë Ragip Hajdini, i njohur ndryshe si Daja nga Kosova, i cili ishte arrestuar dhe akuzohej si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit, më 9 prill 2019.

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte biri i të ndjerit, Dardani dhe avokati i familjes Baftjar Rusi.

Gjatë fjalës së tij Dardani, u shpreh se i ati prej muajsh ka lënguar nga dhimbjet. Duke drejtuar gishtin për vdekjen e tij nga institucionet.

“Babai është ankuar nga dhimbjet, para se të dërgohej në Spitalin e Traumës, informacionin e kemi marrë nga shoku i dhomës. Kam provuar disa herë për të kontaktuar burgun 302, por informacione kemi marrë vetëm pesë ditë pasi babai ishte dërguar në spital. Babai ka muaj që është ankuar nga dhimbjet. Mesa duket ka qenë ditë e hënë që është transferuar në Spitalin e Traumës.

Kemi menduar që ka dhimbje si të gjithë të tjerët, nuk është se jemi informuar, por mjeku në Spitalin e Traumës na tha shpresojmë të jetë tuberkuloz, por ishte tumor. Përderisa është futur në operacion dhe ka vdekur një javë pas operacionit më bën të kuptoj se ka qenë në fazë të fundit. Nuk mundet tumori të marrë jetë nëse personi nuk ka kaluar një dhimbje të gjatë”, u shpreh Dardani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat