Nesër rihapet transporti në Fier, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Kreu i shoqatës së Transportit: S’nisim punën, është i pamundur zbatimi i protokollit

Shqipëria

Nesër rihapet transporti në Fier, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Kreu i shoqatës së Transportit: S’nisim punën, është i pamundur zbatimi i protokollit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Nga dita e nesërme, do të hapet transporti publik dhe ndërqytetës në Shkodër, Fier, Korçë dhe Vlorë.

Deri më tani këto qytete janë lajmëruar se do të fillojnë rihapjen e transportit në masa të rrepta sigurie.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që lajmëroi sot hapjen e transportit publik, e cila ndonëse nuk dha një datë fikse, tha se do të ketë masa strikte, ku një prej tyre është vendosja e maskës.

Nga ana tjetër Shoqatat e Transportit Publik refuzojnë të rinisin aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që kanë. Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes, thotë se nuk nisim punën, pasi ka kosto dhe është i pamundur zbatimi i protokollit.

 “Ministria e Shëndetësisë hoqi masat kufizuese por është në fuqi protokolli i sigurisë. Së dyti ne presim një vendim nga Ministria e Infrastrukturës. Është e pamundur që të fillojë transporti pasi nuk respektohet protokolli. Do konsultohemi me operatorët qytetas dhe ndërqytetas dhe 90% e tyre me këtë protokoll sigurie nuk dalin në punë e kanë të pamundur.

90% e operatorëve janë për  mosrifillimin e punës me këtë protokoll. Ai krijon vështirësi financiare. Së pari në transportin qytetas ul me 75% numrin e udhëtarëve në automjet.  Dhe në transportin ndërqytetas e ul me 50%. Këto janë kosto financiare”, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat