Vrasje, organizatë kriminale dhe akuza të tjera/ Kush janë 4 të targetuarit e radhës nga OFL

Shqipëria

Vrasje, organizatë kriminale dhe akuza të tjera/ Kush janë 4 të targetuarit e radhës nga OFL

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:09
Foto

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ali Lorja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Roland Domi, banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Artur Vaqo banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

Ardjan Tati banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat