Gaba: Portat tek PD-ja janë me sensorë, mjafton të afrohesh

Shqipëria

Gaba: Portat tek PD-ja janë me sensorë, mjafton të afrohesh

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:03
Gentian Gaba

“Portat tek PD-ja janë me sensorë, mjafton të afrohesh!” Me këtë fjali e ka përmbledhur sot idenë e tij, analisti Gentian Gaba, i ftuar në studion e SYRI TV për të dhënë mendim mbi procesin e “hapjes” së PD dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Sipas Gabës,  “hapja” e kësaj partie nuk është risi, sepse procesi ka qënë i vazhdueshëm.

“Partitë politike janë krijesa të gjalla, - tha analisti. -  Ato përballen me prurje të reja ose me largime. Është një proces i vazhdueshëm. Në momente të ndryshme ka ndjesi të ndryshme të anëtarëve të PD-së. Megjithatë procesin e tanishëm, që e quaj më shumë garë, ka qenë i vazhdueshëm në gjykimin tim dhe nuk ka filluar tani. Kam dëgjuar një shprehje interesante që thuhet: “Portat tek PD janë me sensorë, mjaft të afrohesh!”

Debati për hapjen është një debat që do ta dëgjojmë gjithnjë e më shumë. Në njëfarë mënyre, PD-ja në opozitë ka qenë e hapur, por ndjeshmëritë për t’u hapur dhe qenë më pranë nuk kanë qenë si në këtë moment se ne jemi në hapat e parë të fushatës zgjedhore që sapo ka nisur.

Ata që kanë qenë pjesë e PD-së, besoj se do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre, sikurse e kanë marrë kontributin e anëtarëve të PD-së, sepse kanë qenë baza me atë të cilën janë rritur politikisht,  pra ka qenë një raport i ndërvarur."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat