Ministrja shpreh ngushëllimet për mjekun

Shqipëria

Ministrja shpreh ngushëllimet për mjekun

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:40
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, Hysni Shkjau

Manastirliu shkruan se ndarja nga jeta e doktor Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne.

“Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!

Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.

Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!” shkruan ministrja në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat