Majko: Diaspora, burimi i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë. Dhoma e Biznesit të mos kthehet në “varrezë” të ambicies - Bota Sot
Majko: Diaspora, burimi i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë. Dhoma e Biznesit të mos kthehet në “varrezë” të ambicies

Shqipëria

Majko: Diaspora, burimi i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë. Dhoma e Biznesit të mos kthehet në “varrezë” të ambicies

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:56
Pandeli Majko

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi pasditen e sotme një takim prezantues  të aktivitetit të saj.

Veç përfaqësues të bizneseve të Diasporës shqiptare, në aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili e vlerësoi shumë të rëndësishme iniciativën për krijimin e kësaj dhome për të cilën edhe uroi që mos të kthehet në një “varrezë” ambiciesh.

Majko nënvizoi se ekonomia shqiptare gjendet nën presionin e krizës globale dhe se diaspora shqiptare është dhe do të mbetet burimi kryesor i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë.

Majko: Dhoma e Biznesit të Diasporës përfaqëson një iniciativë midis përfaqësuesve  të diaposrës dhe angazhimit të qeverisë. Ka filluar si një projekt tre vjeçar i Fondit të Zhvillimit të Diasporës dhe falë angazhimit të protagonistëve të saj ka një aktivitet ku shpejtësia po bëhet cilësi. Dhomat e Biznesit mund të kthehen edhe në “varreza” të ambicies. Ky është një rrezik që nuk shmanget në situatën e krijuar. Shpresoj që Dhoma e Biznesit të Diasporës të jetë provë e të kundërtës.

Pas krijimit të saj Dhoma e Biznesit të Diasporës u bë anëtare e Komitetit të Investimeve, madje janë mbyllur procedurat për anëtarësimin e saj në Unionin e Dhomave të Biznesit. Ky është një mekanizëm që flet pa fjalë për rëndësinë e faktori diasporë në zhvillimin ekonomik të vendit.Janë qindra milionë dollarë remitanca të diasporës shqiptare që vinë drejt vendit tonë ende të paorganizuara. 

Sipas statistikave ato shpenzohen më së shumti për ndërtim shtëpie, shëndetësi dhe arsim. Koha është për të menduar pa shumë premtime për një mënyrë tjetër të menaxhimit të tyre. Presioni i krizë globale po ushtrohet në ekonomi.Janë kohë të zgjedhjeve për të gjetur zgjidhje. Diaspora shqiptare është dhe do të mbetet burimi kryesor i stabilitetit ekonomik të Shqipërisë, ajo do të jetë së shpejti pjesë e votës politike në vend. Optimizmi në kohët e sotme quhet retorikë. Për rastin e marrëdhënies së re shtetërore me diasporën ndryshimi po vjen si një provë ballafaqimi.

Ajo do të tregojë nëse shteti ynë e meriton diasporën që ka. Besnikëria e saj ndaj vendit është një marrëdhënie e pakushtëzuar  dashurie për atdheun. Shqipëria ka gjysmë milion shtetas me pasaportë të BE, kjo matematikë është shprehje e faktit se integrimi eurpian nuk është vetëm çështje politike por interes kombëtar.Marrëdhënia me diasporën ka kërkuar bashkëpunim të veçantë me Kosovën fqinje me të cilën kemi firmosur disa marrëveshje dypalëshe.

Në të njëjtën kohë ky bashkëpunim po zhvillohet edhe me fqinjët e tjerë, veçanërisht Italinë dhe Greqinë ku është vendosur pjesa më e madhe e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.Rrjeti i interesave të saj do të shtrihet në një zonë ku politika nuk bën shumë punë, ajo që ka rëndësi është që politika të mos bëhet kosto e shtuar e një pune që diaspora do ta bëjë në çdo rast dhe me çdo parti në pushtet. Kjo punë e ka emrin Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat