Kthejnë përbys lokalin pas konfliktit nën efektin e pijeve alkoolike, 1 në pranga, 1 në kërkim

Shqipëria

Kthejnë përbys lokalin pas konfliktit nën efektin e pijeve alkoolike, 1 në pranga, 1 në kërkim

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një konflikt nën efektin e pijeve alkoolike i ka kushtuar lirinë 30 vjeçarit  Eno Boçi në Gramsh i cili është arrestuar.

Sëbashku me një 31 vjeçar tjetër që është shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë që janë proceduar penalisht, në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, kanë prishur qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë është ndëshkuar me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti.

Fillimisht policia ishte sinjalizuar nga vëllai i njërit prej personave për pengmarrje.

“Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D” njofton policia.

Uniformat blu sqarojnë se gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

“33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij.”

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.  

Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat