E papritur! Ky qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin! Ja si do të quhet - Bota Sot
E papritur! Ky qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin! Ja si do të quhet

Shqipëria

E papritur! Ky qytet i Shqipërisë do të ndryshojë emrin! Ja si do të quhet

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:38
Ura Vajgurore

Ura Vajgurore është një qytet në Rrethin e Beratit në Shqipëri.

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

‘Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze’.

Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim.

‘Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore’.

‘Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë” u shprehën për Tv Klan.

Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

‘Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit’.

Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat