Vetëvrasja e Eugert Lazajt/ Zbulohet pse 37-vjeçarit iu refuzua leje-qëndrimi në Shqipëri - Bota Sot
Vetëvrasja e Eugert Lazajt/ Zbulohet pse 37-vjeçarit iu refuzua leje-qëndrimi në Shqipëri

Shqipëria

Vetëvrasja e Eugert Lazajt/ Zbulohet pse 37-vjeçarit iu refuzua leje-qëndrimi në Shqipëri

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:46
Eugert Lazaj

Pasi u gjet i vetëvrarë në banesën e tij luksoze në Farkë ditë më parë, të tjera detaje janë zbuluar rreth të kaluarës së Eugert Lazajt. 

Pronari i "Adorions Palace", resortit luksoz në Maminas mësohet se në vitn 2004 ka marrë nënshtetësi gjermane, ndërsa ishte i vendosur në Gjermani dhe punonte bashkë me familjen.

Por kohë më parë ai kërkoi leje qëndrimi në Shqipëri. Kërkesa e tij u miratua nga institucionet kompetente, ku Lazaj u pajis me leje qëndrimi, e cila përfundoi më 17 janar 2019.

Ai u largua nga Shqipëria, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit.

Ndërkohë Lazaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Shkak për refuzimin el lejes së qendrimit të përhershëm të Eugert Lazajt, ishte bërë një informacion që autoritetet kishin marë në lidhje me aktiviteitn e pastrimit të parave që ai ushtronte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat