Zjarret, ushtria zbret në terren/ Ministria e Mbrojtjes: Asnjë qytetar i rrezikuar - Bota Sot
Zjarret, ushtria zbret në terren/ Ministria e Mbrojtjes: Asnjë qytetar i rrezikuar

Shqipëria

Zjarret, ushtria zbret në terren/ Ministria e Mbrojtjes: Asnjë qytetar i rrezikuar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:22
Zjarret, Shqiperi

Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri.

10 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, megjithatë asnjë prej tyre referuar burimeve zyrtare nga Ministria e mbrojtjes nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri. Deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.
Qëndra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim. Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari. Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat