I mbijetuari i ngjarjes së Himarës rrëfen momentet e tmerrit në mes të detit: Për 10 minuta u bë ciklon dhe...

Shqipëria

I mbijetuari i ngjarjes së Himarës rrëfen momentet e tmerrit në mes të detit: Për 10 minuta u bë ciklon dhe...

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:38
Fatjon Resulaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, ku 4 anëtarët e një familjeje që kishin shkuar të mblidhnin rrjetet u bllokuan në det. Ndërsa 3 prej tyre u shpëtuan, fatkeqësisht një grua rezulton e humbur akoma dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Ngjarja ka ndodhur, pasi një stuhi ka goditur bregdetin shqiptar. Një nga të shpëtuarit Fatjon Resulaj ka rrëfyer për News 24 momentet e ferrit.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat