Këshilli Mbikëqyrës gjykon se efekti i pandemisë në ekonomi do të vijë progresivisht drejt reduktimit gjatë tremujorëve në vijim, ndonëse rikuperimi pritet të jetë i ngadaltë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ne konferencen per shtyp deklaroi aktiviteti ekonomik në vend pritet t’i kthehet rritjes në vitin 2021.
"Këshilli Mbikëqyrës gjykon se efekti i pandemisë do të vijë progresivisht drejt reduktimit gjatë tremujorëve në vijim, ndonëse rikuperimi pritet të jetë i ngadaltë dhe balanca e rreziqeve mbetet në krahun e poshtëm.
Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik do vijojë të mbetet në territor negativ gjatë 2 tre-mujorëve në vijim dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021. Rritja e kërkesës agregate pritet të shoqërohet me rritje të kërkesave të pagës së prodhimit duke krijuar premise për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020,” tha Sejko.
Rritja e kërkesës agregate sipas Këshillit Mbikqyrës pritet të shoqërohet me rritje të punësimit rritje të pagave e kosto të prodhimit duke krijuar premise për kthimin e inflacionit në objektiv brenda këtij viti.