Kërkohen infermierë për të përballuar koronavirusin në Shqipëri - Bota Sot
Kërkohen infermierë për të përballuar koronavirusin në Shqipëri

Shqipëria

Kërkohen infermierë për të përballuar koronavirusin në Shqipëri

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:59
Ogerta Manasterliu

Shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin tonë dgjatë ditëve të fundit si dhe rritja e numrit të pacienteve nëpër spitalet e Infektivit, ka shtuar edhe nevojën për më shumë infermierë.

Ogerta Manastirliu njoftoi sot për ri-shpalljen e konkursit “Infermierë për Shqipërinë”.

Lajmin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, e dha përmes një njoftimi publik.

"Çdo infermier i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik", – tha Manasterliu.

"Konkursi është i hapur për 4 Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor".

"Afati i fundit i aplikimit është data 15 Gusht 2020!", – u shpreh ajo.

"Kjo shpallje", – sipas ministres, – "bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat