Policia zbardh dy vrasjet e Elbasanit, dy në pranga, autorët vrasës me pagesë

Shqipëria

Policia zbardh dy vrasjet e Elbasanit, dy në pranga, autorët vrasës me pagesë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:46
Policia

Policia e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e tjera kanë arritur të zbardhin dy vrasjet e fundit, të cilat tronditën qytetin e Elbasanit.

Viktima të dy vrasjeve të fundit mbetën Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, që sipas informacioneve kanë qenë miq mes tyre. Mëngjesin e kësaj të shtune janë arrestuar dy autorët e dyshuar të krimit, ndërsa ato janë indetifikuar nga policia me inicialet Xh.H dhe E.H.

"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 10-ditore, zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi R. R. Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje: Xh. H., 29 vjeç dhe E. H., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan", thekson policia. 

Sipas Policisë, të arrestuarit kanë kryer vrasjet kundejt pagesës për llogari të personave të tjerë.

"Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre", sqarohet më tej. 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia thekson se viktima R. R. mbrëmjen e ngjarjes ka qenë nën shoqërinë e autorëve, të cilët pasi kanë pirë së bashku, e kanë qëlluar një herë me thikë pas shpine dhe më pas edhe 26 herë të tjera.

"Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje", thekson policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat