“Shpërthen” krimi në Shqipëri, shtatë vrasje për 20 ditë - Bota Sot
“Shpërthen” krimi në Shqipëri, shtatë vrasje për 20 ditë

Shqipëria

“Shpërthen” krimi në Shqipëri, shtatë vrasje për 20 ditë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Prej disa ditësh situata e rendit është cënuar rëndë duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve kur dihet që kontrollet duhet të jenë më të shtuara edhe për shkak të sezonit por mbi të gjitha për shkak të pandemisë që po kalon vendi si e gjithë bota.

Vetë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj publikoi në profilin e tij të Facebook-ut statistika të cilat sipas tij, vërtetojnë që policia garanton rendin dhe sigurinë në vend.

Ministri madje në publikimet e tij krenohet se janë bërë 28 vrasjet dhe pse shifrat janë të përafërta me ato të viti të shkuar.

Nga 28 vrasjet me të cilat krenohet Lleshaj, 7 prej tyre janë kryer vetëm përgjatë 20 ditëve të fundit. Duke vënë në rrezik jetën e çdo qytetari që mund të ndodhet rastësisht në një vendngjarje dhe duke cënuar në tërësi situatën e rendit në vend.

Edhe këtë herë, qyteti me më shumë ngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate.

Shifrat flasin se përgjatë muajit korrik të këtij viti u kryen 5 vrasje, 1 më shumë se sa viti i shkuar.

Por ajo që e bën situatën më alarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze, midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prej pronarëve.

Atentatet vijuan edhe gjatë muajit gusht ku mbeti i vrarë taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, vrasja e Gëzim Saraçit në Gjirokastër si edhe krimi horror në Pogradec ku i biri i preu kokën të ëmës.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, në kulmin e sezonit turistik u shënua dhe atentati në Volorekë ku me 100 plumba, u qëllua drejt një hoteli për të ekzekutuar djalin e pronarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat