Vdiq 55-vjeçari gjatë punës, policia vë në pranga administratorin e firmës së ndërtimit - Bota Sot
Vdiq 55-vjeçari gjatë punës, policia vë në pranga administratorin e firmës së ndërtimit

Shqipëria

Vdiq 55-vjeçari gjatë punës, policia vë në pranga administratorin e firmës së ndërtimit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Administratori i firmës së ndërtimit ku humbi jetën një 55-vjeçar ditën e djeshme (8 gusht), u arrestua nga policia.

Autoritetet vunë në pranga shtetasin me iniciale A.S., 53 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ditën e djeshme, 55-vjeçari me iniciale A.Q. ndërroi jetë pasi u rrëzua aksidentalisht në shkallët e betonieres.

Ai dërgua menjëherë në spital por pa mundur t’i mbijetojë plagëve.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat