Të rinj të infektuar? Mjeku reanimator shpjegon fenomenin: Kjo ndodh për shkak të…

Shqipëria

Të rinj të infektuar? Mjeku reanimator shpjegon fenomenin: Kjo ndodh për shkak të…

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:11

Mjeku reanimator Artur Hatia, ka folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Ai tha se të shtruarit në spital janë në gjendje mesatare ose të rëndë.

Hatia foli gjithashtu për fenomenin e uljes së moshës së të prekurve nga Covid-19 duke pasur parasysh humbjet e jetës dhe të prekurit në moshë të re.

Sipas mjekut, kjo ka të bëjë me ekspozimin e tepërt që pas hapjes së karantinës.
“Ka shumë arsye, por në opinionin tim ka të bëjë me hapjen e karantinës kur njerëzit filluan të dilnin dhe të kujdeseshin më pak.

Kjo po ndodh në të gjithë botën. Unë e lidh me eskpozimin, kjo ka ekzistuar dhe më parë, por ekspozimi i këtyre i grup-moshave duket qartë, dalin njerëzit, më shumë se moshat e treta,” tha Hatia për News24.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat