Ambasada e SHBA-së: Pajisjet e dhuruara nga ne po përdoren për shuarjen e zjarreve

Shqipëria

Ambasada e SHBA-së: Pajisjet e dhuruara nga ne po përdoren për shuarjen e zjarreve

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:00
Ambasada e SHBA-së: Pajisjet e dhuruara nga ne po përdoren për shuarjen e zjarreve

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-së bën me dije se pajisjet e dhuruara nga kjo ambasadë në 2019-të po përdoren në fikjen e zjarreve.

Ambasada shkruan se dhurimi i pajisjeve të ndihmës humanitare është shembulli i fundit i bashkëpunimit të palëkundur

Ambasada e SHBA: Pajisjet për fikjen e zjarreve, të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të 2019 nëpërmjet programit të Ndihmës Humanitare të Komandës Evropiane, u përdorën së fundmi nga forcat shqiptare të ndihmës së parë për të shuar zjarret në të gjithë vendin.

Pajisjet përfshinin: kontenierë uji për helikopterë, të cilët mund të shkarkojnë mbi 2500 litra ujë direkt në një zjarr pyjor, kamera për pamje termale, të cilat u mundësojnë zjarrfikësve shqiptarë të shquajnë viktima të bllokuar në flakë ose të fshehur nga tymi, si dhe veshje dhe pajisje mbrojtëse e rezistente ndaj zjarrit, për të rritur mbrojtjen dhe sigurinë e zjarrfikësve dhe punonjësve të ndihmës së parë. Dhurimi i pajisjeve të ndihmës humanitare është shembulli i fundit i bashkëpunimit të palëkundur dhe të qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat