Rritja e papunësisë, PD: Rinia shqiptare më e harruara dhe e papërfillura nga qeveria - Bota Sot
Rritja e papunësisë, PD: Rinia shqiptare më e harruara dhe e papërfillura nga qeveria

Shqipëria

Rritja e papunësisë, PD: Rinia shqiptare më e harruara dhe e papërfillura nga qeveria

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:56
Ina Zhupa

Duke cituar raportin e fundit të CRCA dhe ANYN Shqipëri, zëdhënësja e PD Ina Zhupa, shprehet se papunësuia mbetet një nga sfidat kryesore për rininë.

Përmes një postimi në Facebook, qeverisja e kryeministrit Edi Rama, ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare.

Sipas saj, rinia është më e harruara dhe më e papërfillura nga politikat qeveritare.

Postimi i Zhupës në Facebook

Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria dhe politikat qeveritare.

RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:

▐ 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.

Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore:

▐ 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:

▐ 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;

▐ 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;

▐ 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;

▐ 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat