Situata e rënduar, Konsulli Shqiptar në Janinë drejt pikës kufitare të Kakavijës

Shqipëria

Situata e rënduar, Konsulli Shqiptar në Janinë drejt pikës kufitare të Kakavijës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:56
Kakavijë

Situata e rënduar në Kakavijë, ka shkaktuar reagim dhe zemërim të mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët janë në pritje prej disa ditësh, për të kaluar në shtetin grek.

Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se Konsulli Shqiptar në Janinë Eltjon Verleni do të shkojë në pikën kufitare të Kakavijës, nga ku do të mbajë një komunikatë për media.

”Pershendetje,

Ne oren 16:45, Konsulli Shqipetar ne Janine, Eltjon Verleni, do te kaloje kufirin grek drejt tokes shqipetare dhe do te dale ne komunikate per media mbi zhvillimet e fundit te situates ne kufi. Ftohen te gjitha mediat te cilat jane prezente ne kufirin e Kakavijes, te jene pjesemarrese”, thuhet në njoftimi nga Konsullata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat