Nga Shqipëria drejt Italisë… së bashku me koronavirusin! 12 shqiptarë dalin pozitiv

Shqipëria

Nga Shqipëria drejt Italisë… së bashku me koronavirusin! 12 shqiptarë dalin pozitiv

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Pas kryerjes së tamponit në aeroportin e Perugias, 12 persona të kthyer nga Shqipëria në Itali kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të infektuarit kanë udhëtuar me të njëjtin fluturim nga Tirana ditën e dielë më 23 gusht dhe janë identifikuar gjatë kontrolleve të kryera në aeroport, ku nga të gjitha fluturimet e mbërritura nga vende të ndryshme, 20 persona kanë rezlutuar pozitive e 12 prej tyre i përkasin udhëtimit nga Shqipëria.

Tamponë të detyrueshme për çdo person që nga Shqipëria hyn në territorin e rajonit të Umbrias, është një nga urdhëresat e fundit të  firmosura pak ditë më parë nga guvernatorja e këtij rajoni Donatella Tesei, raporton tv ora.

Disa vatra infektimi në këtë territor i përkasin personave të kthyer nga Shqipëria. Fakt që ka shtyrë autoritetet shëndetësore lokale të kërkojnë kryerjen e tamponeve dhe për personat që vijnë nga vendi ynë, edhe pse në nivel kombëtar Shqipëria është në listën e vendeve që kërkohet vetëm një karantinim i besueshëm për 14 ditë.

“Nga analizimi i të dhënave të fundit të pandemisë në rajonin e Umbrias është verifikuar se 80% e rasteve pozitive i përkasin personave që janë kthyer nga një udhëtim jashtë rajonit. Nuk mund të lejojmë që për pakujdesi pesonale të penalizohet një komunitet i tërë”-shprehet këshilltari komunal për shëndetin Luca Coletto.

“Gjithashti ai shtoi se duhet të garantojnë shëndetin publik të territorit dhe me nisjen e vitit të ri shkollor, prandaj kanë kërkuar tampone të detyrueshme për të gjithë ata që kthehen nga një udhëtim nga Spanja,  Malta, Kroaci , Greqia e Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat