Ish-ministri i Jashtëm nga Shqipëria “inatçor”, i pengon ministrja nga Kosova - bashkëshortja e Molliqajt!

Shqipëria

Ish-ministri i Jashtëm nga Shqipëria “inatçor”, i pengon ministrja nga Kosova - bashkëshortja e Molliqajt!

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:27
Besnik Mustafaj dhe Besa Shahini

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, komentoi deklaratën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, se në fund të mandatit do të largohet në Kosovë dhe nuk do të bëjë fushatë elektorale për zgjedhjet e vitit 2021.

Mustafaj tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se ministrja Shahini nuk po ikën më nder nga Shqipëria dhe se nuk do të ketë një të ardhme politike kudo qoftë, për shkak të imazhit katastrofik që ka lënë këtu.

“Besoj se ajo nuk përfaqëson asgjë për PS. Ka qenë i pashpjegueshëm emërimi i saj si zv.ministre dhe aq më tepër si ministre. Nuk ka bërë asnjë transparencë kryeministri. Besoj se z. Shahini nuk po ikën me nder. Nuk besoj se ajo ka një të ardhme politike kudo qoftë, duke pasur parasysh imazhin katastrofik që ka lënë këtu. Profili i saj më duket i tillë që kryeministri i ka thënë ‘boll se na mërzite shpirtin, ik tani’”, tha Musfataj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat