Gjendet e mbytur një grua në rezervuarin në Surrel/ Policia jep detajet e para

Shqipëria

Gjendet e mbytur një grua në rezervuarin në Surrel/ Policia jep detajet e para

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Një grua është gjetur e mbytur paraditen e sotme, në një rezervuar në periferi të Tiranës.

Rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat