Cikloni në detin Jon/ Drejtoria Detare bën njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Cikloni në detin Jon/ Drejtoria Detare bën njoftimin e rëndësishëm

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me ciklonin që po afrohet në detin Jon.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Në njoftimin e bërë theksohet se duhen marrë masa për të qenë të sigurt për të parandaluar çdo rrezik për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet.

Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s .

Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat