Islami: Rama fatkeqësi e shqiptarëve, humbës i zgjedhjeve, po negocion mosndëshkimin

Shqipëria

Islami: Rama fatkeqësi e shqiptarëve, humbës i zgjedhjeve, po negocion mosndëshkimin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:40
Kastriot Islami

Ish deputeti Kastriot Islami është i bindur se Rama do të jetë i ndëshkuari i madh pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 prandaj po negocion mosndëshkimin.

Në një intervistë për “Ditë e Re” profesor Islami nuk kursen kritikat por dhe fjalorin për kryeministrin aktual.

“Nuk ka një mandat të tretë për rilindjen. Rama është njeri pa ide, pa idelogji pa fe, që kërkon të kthehet në autokrat.  Ai e ndjen humbjen. Është i frikësuar sepse pas humbjes vjen ndëshkimi.”

Rama dhe politika e jashtme?

Ismaili, dikur ministër i Jashtëm por dhe deputet i PS-së, i përjashtuar në 2011 thotë se Rama është I paaftë, langaraç, servil.

“Me Erdoganin nuk ia mban rri si pulë, por bën të fortin në vende të tjera duke treguar mediokritetin.Mundohet të serviloset para Erdoganit. Çështjen e detit e ka katranosur. Rama mbahet si mashtrues arrogant mosmirënjohës kur nuk ka nevojë dhe langaraq e lëpirës kur ka nevojë.  Bakojanis i dha një shuplakë  dhe e vërteta do të dalë më vonë. Rama dështoi edhe këtë radhë në Athinë” thotë Islami ndërsa nënvizon se “Fatkeqësia nuk është e Ramës. Fatkeqësia është e shqiptarëve që kanë zgjedhur Ramën.”

Beson se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë një kthesë.

Kastriot Islami: “Rama do të jetë i ndëshkuari i madh pas këtyre zgjedhjeve. Po shkon në këto zgjedhje duke e ditur shumë mirë që  është i humbur, por duke negociuar mosndëshkimin”

Ka dhe një apel për të votuesit: “Demokraci quhet qeverisje nga populli. Zgjidhni njerëzit më të aftë e më të zotë. Mos bini viktimë e sharlatanëve, apo atyre që quhen të rinj por njerëz që nuk i voton as familja e tyre. Nuk mund të merreni peng nga sharlatanë dhe të paaftë. Zgjidhni figura që punojnë për njerëzit ” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat