Shtresa e mesme duhet të votojë Lulzim Bashën!

Shqipëria

Shtresa e mesme duhet të votojë Lulzim Bashën!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:16
Qamil Gjyrezi

Intervista e Zotit Lulzim Basha, ishte edhe fillimi i projektit politik për fitoren e P.D.-së dhe opozitës në vitin 2021. Basha me një gjuhë të qartë dhe shumë të kuptueshme për të gjithë shqiptarët filloi një “sfidë” shumë të rëndësishme për të gjithë, që do të realizohet me fitoren e Zotit Basha si kryeministër në vitin 2021. P.D. dhe opozita nuk premtojnë “mrekullira”, sic gënjeu dhe premtoi shqiptarëve para 8 vitesh “Kryetari i Rilindasve Edi Rama”! 

Por Basha foli për zgjidhje konkrete, për të dalë nga situata e rënduar social-ekonomike ku e ka cuar Shqipërinë, shteti i narkotrafikantëve dhe oligarkëve që kanë një pasuri marramendëse, në kurriz të shtresës së varfër dhe shtresës së mesme. Rilindja ka shaktërruar në të gjithë Shqipërinë institucionet, që i takojnë vetëm klientëve të Edi Ramës dhe oligarkëve. Lulzim Basha u shpreh në këtë emision: "Ja pse P.D. dhe opozita fitojnë zgjedhjet. Nuk ka premtime për mrekulli, por ka zgjidhje konkrete. Sot kemi një shtresë të mesme hije, pothujase inekzistuese”. Dy qëllimet kryesore të  programit tonë politik janë: “Të krijojmë një shtresë të mesme shqiptare, institucionet t’i takojnë qytetarëve dhe jo partive politike”! 

Në këtë kontekst të gjithë liberalët, demokratet, konsevatorët, liberalët e majtë, shtresa gri (te pavendosurit) e shtesës së mesme në profesione dhe shërbime të ndryshme, duhet të votojnë dhe besojnë Lulzim Bashën. Është hera e parë në këta 30 vite, që ka program konkret për këtë shtresë shumë të rëndësishme, qe është real, i prekshëm dhe i realizueshmëm. Në një bisedë të sinqertë me një mik timin, u shpreh se Rilindja ka bërë dëmë serioze mbi institucionet e shtetit dhe e ka shpërfillur shtresën e mesme.  

Mbas viteve 90-të shtresa e mesme pati një pozicion shoqëror dhe jetonte në një farë mënyre. Me ardhjen e të majtëve dhe programet ekonomike as të majta as të djathta, shtresa e mesme ka pësuar një “shok psikologjik dhe shoqëror”. Në vitet 2005-2013, shtresa e mesme filloi të krijojë një profil të caktuar në ekonominë e tregut në planin shoqëror. Por me ardhjen e Rilindjes në 2013, eksperimenti me shtresën e mesme ishte i dhimbshëm. Oligarkia dhe shteti që ka miliona për vehte e varfëroi shtresen e mesme. Prandaj duhet një ndryshim radikal në planin shoqëror dhe shpresë, që do ta realizojë vetëm qeveria e Zotit Lulzim Basha. Shtresa e mesme e provoi të majtën e Fatos Nanos dhe eksperimentin ekonomik të Rilindjes! 

Cfarë është termi shtresë (klasë) e mesme? 

Klasa (shtresa) e mesme është një klasë (shtresë) njerëzish në mes të një hierarkie shoqërore. Përdorimi i saj ka qenë shpesh i paqartë, qoftë i përcaktuar në aspektin e profesional, të ardhurave, arsimit apo statusit shoqëror. Përkufizimi nga çdo autor shpesh zgjidhet për konotacione politike. Shkrimtarët e majtë favorizojnë "klasën punëtore" të një niveli më të ulët. Teoricienët modernë të shoqërisë  dhe veçanërisht ekonomistët, kanë përcaktuar dhe ri-përcaktuar termin "klasë (shtresë) e mesme" në mënyrë, që t'u shërbejnë qëllimeve të tyre të veçanta shoqërore ose politike. Në vitin 1977 Barbara Ehrenreich dhe ish-burri i saj John përcaktuan një klasë të re në Shtetet e Bashkuara si "punëtorë të paguar me rrogë që nuk zotërojnë mjetet e prodhimit dhe funksioni kryesor i të cilave në ndarjen shoqërore të punës  është riprodhimi i “kulturës kapitaliste” dhe marrëdhëniet e klasës kapitaliste”. Ehrenreichs e quajtën këtë grup "klasa profesionale-menaxheriale". Me kalimin e kohës ka pasur rritje të konsiderueshme të klasës së mesme globale. Në shkurt 2009, Revista Ekonomist pohoi se mbi gjysma e popullsisë së botës tani i përket klasës (shtresës) së mesme, si rezultat i rritjes së shpejtë në vendet në zhvillim. Revista Ekonomist e karakterizoi klasën (shtresën) e mesme që ka një shumë të arsyeshme të të ardhurave “diskrete”, kështu që ata nuk jetojnë nga “dora në gojë” siç bëjnë të varfërit dhe e përcaktoi atë si fillim në pikën ku njerëzve u mbetet “afro një e treata” e të ardhurave për shpenzime “diskrecionale”, pasi të kenë paguar për ushqimin dhe strehimin bazë. 

Shifrat dhe të dhënat duhet t’i bëjnë të mendojnë njerëzit! 

Të gjithë ata persona që i takojnë shtresës së mesme në Shqipëri, aq para sa marrin i shpenzojnë për konsumin ditor ose mujor. Pra nuk i’u ngelet asgjë për pushime, për shkollimin e fëmijëve me një shëndetësi që duhet ta paguhet cdo gjë. Të gjithë jetojmë në këtë vend dhe është e pafalshme që një grup shumë i vogël njerëzish të kenë të ardhura marramendëse.  Në emisionin Opinion, Basha deklaroi se: “Ka 2 milion e 900 mijë të varfër, ekstremisht të varfër ose poshtë shtresës së mesme, që aq para sa marrin i shpenzojnë për konsumin ditor ose mujor dhe 10 apo 15 që janë multi-milionerë, janë miliaderë”. Ky realitet duhet të ndryshohet me cdo cmim! Ky realitet është i papranueshëm për të gjithë! 

Kurse nga një lexim i disa të dhënave në internet dhe nga eksperienca personale jo vetëm në vendet e BE, SH.B.A, por edhe në rajonin tonë shtresa e mesme jo vetëm paguan për ushqimin dhe strehimin bazë, por ka mundësi edhe të kursejë për nevoja të tjera njerëzore.  

Gjysma e popullsisë së botës tani i përket klasës (shtresës) së mesme. Njerëzve u mbetet “afro një e treata” e të ardhurave për shpenzime “diskrecionale” pasi të kenë paguar për ushqimin dhe strehimin bazë. Leximin e të dhënave duhet ta bëjnë njerëzit vetë. Gjithsejcili ka një familje për të mbajtur dhe fëmijë për të shkolluar dhe te moshuar per te kuruar.  

Prandaj ditën e votimit në 2021, besoj dhe shpresoj se shtresa e mesme do të votojë Lulzim Bashën dhe qeverinë që ai do të drejtojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat