A do të kemi izolim? OBSH: Shqipëria, jo më mbyllje. Sëmundjen e njohim dhe njerëzit duhet të mbrohen

Shqipëria

A do të kemi izolim? OBSH: Shqipëria, jo më mbyllje. Sëmundjen e njohim dhe njerëzit duhet të mbrohen

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 18:15
Bettina Mene

Në shumë vende të Europës janë rritur rastet e të prekurve nga Covid-19, çfarë ka shtuar,frikën se vala e dytë e pandemisë po mbërrin dhe mund të ketë një tjetër lock down. Në Itali ka nisur mbyllja e klasave të veçanta për shkak të nxënësve pozitive me covid-19.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë, Bettina Mene, për Top Channel thotë se pavarësisht se pritet që rastet të rriten edhe në Shqipëri  nuk kemi nevojë për një mbyllje totale.

Tanimë situata është më qartë se në mars dhe sëmundja njihet dhe njerëzit duhet të mbrohen duke përdorur maskat dhe duke mbajtur një higjienë të pastër, shprehet ajo.

Por Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Tiranë ka një mesazh për  bluzat e bardha të cilët neglizhojnë masat mbrojtëse.

“Ju lutem punoni me mjetet mbrojtëse, mbroni veten dhe të sëmurët, pasi mundësia për infektim në spitale dhe qëndra spitalore është e lartë”, ka thënë Mene.

Tanimë kjo sëmundje i ka lodhur të gjithë duke shtuar stresin dhe lodhjen psikologjike. OBSH-ja ka nisur një studim me 27 vende ,mes tyre edhe Shqipëria ku po shikohen faktorët që ndikojnë si dhe reduktimin e lodhjes përsa kohë do të duhet të bashkëjetojmë gjatë me coronavirusin të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat