Shehi: Rama në 7 vite nuk ka rritur pagat, u është rritur vetëm rroga e hajdutëve që blejnë vila

Shqipëria

Shehi: Rama në 7 vite nuk ka rritur pagat, u është rritur vetëm rroga e hajdutëve që blejnë vila

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:45
Dashamir Shehi

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti Dashamir Shehi tha se Rama për 7 vite nuk ka bërë asgjë, veçse ka gënjyer njerëzit.

Shehi u shpreh se në 7 vite nuk ka pasur rritje rrogash dhe vetëm miqtë pranë Ramës janë pasuruar.

Shehi: Rama për 7 vjet pse nuk i bëri këto? Pse nuk i uli taksat, pse nuk i rriti rrogat, meqë ekonomia ka shkëlqyer në kohën e tij dhe meqë mbështetet nga ndërkombëtarët. Ky ka 7 vjet që gënjen dhe njerëzit janë të gjithë me të njëjtat pensione, me të njëjtat rrugë. Në 7 vite vetëm miqtë e tij kanë ndryshuar status dhe janë bërë milionerë. Nëse për 7 muaj Rama bën atë që nuk e ka bërë dot për 7 vite mbajeni në kurriz sa të doni. Njerëzit po jetojnë në çadra edhe për shkak të propagandës së Ramës. Këtu ekziston një grup aventurierësh që mendojnë se me paratë e tërmetit mund të marrin ca vota.

Për Shehin, Rilindja po përdor paratë e tërmetit dhe covidit për të mbledhur vota.

Shehi: Këta mendojnë se me paratë e Covidit dhe tërmetit do të ishin leva për të mbledhur vota. Nuk bëhen dot aq shtëpia sa premtuan këta. Ashtu nuk bëhen dot gjithë ato premtime me covidin, që kishim kaluar Evropën e Gjermaninë. Tani jemi nga vendet më të frikshme për Covidin. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Prandaj i ftoj shqiptarët që të reflektojnë dhe të bëjnë një bilanc të vogël se çfarë i ka bërë Rama në 7-8 vite! Nëse u rezulton se pas 7 viteve, ky zotëria u ka përmirësuar jetën, le ta votojnë! Por nëse e shikojnë se në 7 vite nuk ka pasur rritje rrogash, vetëm rroga e hajdutëve është më e madhe dhe e drejtorëve që blejnë vila. Kanë përfituar edhe ata që shesin drogën, por ata aty e kanë burgun.

Shehi theksoi se kur të ikë Rama vendi do të mbetet me borxhe nga PPP-të në një shifër prej 2.2 miliardë dollarë.

Shehi: Ne nuk premtojmë mrekulli, por një shtet normal. Edhe kjo është e vështirë, se kur të ikë ky zotëria vetëm borxhe nga PPP-të do të ketë mbi 2.2 miliardë dollarë. Rama ka bërë një gjë që nuk e ka bërë kush. Ne kemi qenë të ndarë si shqiptarë, ama ky i ka bërë armiq shqiptarët. Sado e keqe që të jetë opozita, është gjysma tjetër e Shqipërisë, nuk ka pse shahet. Ky njeri ka bërë dëme që do të mbahen për shumë vite. Ky mund të bëjë si t’i dojë qejfi, por unë mendoj se koalicioni më i madh është e mira kundër të keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat