Bie breshër sa një top ping-pongu

Shqipëria

Bie breshër sa një top ping-pongu

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:47
Bie breshër

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq dhe shirat. Ndërkohë raportohet se në Bashkinë e Konispolit ka rënë breshër me madhësinë e një topi ping-pongu.

Breshëri ka dëmtuar mandarinat dhe pemët e tjera të fermerëve në Konispol, duke sjellë një dëm ekonomik për banorët e zonës, pikërisht në kohën kur po niste vjelja e këtyre pemëve. 

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri thotë se si pasojë e breshrit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle janë dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i shumtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat