“Basha i kapur mat me vilat dhe tenderat”, Valteri: Nesër depozitojmë një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Shqipëria

“Basha i kapur mat me vilat dhe tenderat”, Valteri: Nesër depozitojmë një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 07:06
Halit Valteri

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri është shprehur se kryedemokrati Basha është i kapur nga kryeministri. Ndërkohë që bëri me dije se një tjetër draft për ndryshime në Kodin Zgjedhor do të prezantohet ditën e nesërme, nga partia e re Lëvizja Demokratike Shqiptare.

“Për 1 vit e gjysmë mua më është ngjirur zëri për listat e hapura. Le ta marrë Basha flamurin e fitores në kurrizin tonë. Ju thatë qëparë që e kapi mat Edi Ramën. Rama e ka kapur mat atë që kur i ka dhënë vila. Kjo opozitë është e kapur që me bizneset. Që kur ka kapur tenderat dhe oligarkët” – thotë Valteri.

“Lëvizja Demokratike Shqiptare do të depozitojë nesër një draft ku do të thuhet ky prag 3% nëse krijohet në shport dhe bëni një korrektim atëherë ndaç 3% ndaç 5% hajde ta diskutojmë. Por do të ketë prag zero ose 1% në vlerën e një mandati që është krejt normale, ose natyralin”, u shpreh Valteri teksa shtoi se detajet e tjera do i prezantojë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat