Ambasadorja Kim, Ramës dhe Bashës: Mbajuni marrëveshjes së 5 qershorit, përgjegjësia juaj

Shqipëria

Ambasadorja Kim, Ramës dhe Bashës: Mbajuni marrëveshjes së 5 qershorit, përgjegjësia juaj

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:54
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, bën apel ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, që ti përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.

Gjithçka teksa palët politike nuk po gjejnë dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, lidhur me listat dhe koalicionet.

“Ne i kujtojmë Kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do ju mbështesim, por JU udhëheqësit, jeni pala përgjegjëse”, shkroi kryediplomatja amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat