Shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk votohen më 1 tetor

Shqipëria

Shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk votohen më 1 tetor

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:56
Kuvendi i Shqipërisë

Me draftin e propozuar nga opozita tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të marrin kohë për t’u miratuar.

Këtë të enjte ishte parashikuar që të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por plani tashmë ka rënë.

Më  1 tetor nuk do të ketë miratim të ndryshimeve, por do i lihet kohë konsesusin mazhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, shtuar dhe atë të opozitës parlamentare.

Madje as Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe për t’ia dërguar Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat