Votimi i kandidatëve/ U dënua me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave, PD i bën “dalje” ish-kryetarit të bashkisë Lezhë

Shqipëria

Votimi i kandidatëve/ U dënua me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave, PD i bën “dalje” ish-kryetarit të bashkisë Lezhë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:01
Fran Frrokaj

Sot demokratët e qarkut të Lezhës kanë nisur votimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, por ajo që bie në sy në listën me 31 kandidatë të propozuar është mungesa e ish-kreut të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Ky përjashtim i tij nga lista e PD lidhet padyshim me vendimin e Gjykatës, e cila disa ditë më parë e dënoi me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Ndonëse pas vendimit të Gjykatës PD i doli në mbrojtje ku tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer, përsëri s’e ka futur në listë.

“Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri”, thuhej në një reagim të numrit dy të PD, Gazment Bardhi.

Report tv mëson se Frrokaj është propozuar nga baza por nuk është pjesë e emrave që do të votohen sot nga emokratët e qarkut Lezhë.

Pra si duket ky vendim ka bërë që PD të përjashtojë nga lista një prej njerëzve që ka pasur rol kyç në mbledhjen e votave që kjo parti ka marrë në qarkun e Lezhës vite më parë.

Ndonëse më herët ka qenë një bastion i të djathtës, në 2017 në qarkun e Lezhës PD mori vetëm 3 mandate, duke shënuar një rënie të ndjeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat