Paralajmërimi i Bashës: Të kenë kujdes ata që kanë ndërmend të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin

Shqipëria

Paralajmërimi i Bashës: Të kenë kujdes ata që kanë ndërmend të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:58
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha bërë një paralajmërim të fortë për të gjitha ata që sipas tij do të duan të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në muajt e fundit.

Referuar ligjit antimafia, Basha tha se çdo qindarkë që i është grabitur shqiptarëve do t’ia nxjerrin nga hundët.

“Ndaj në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Në emër të pacientëve shqiptarëve që nuk marrin as rimbursimin e ilaçeve, në emër të mjekëve dhe pensionistëve, për të cilën banda në pushtet ka ndarë 6 herë më pak, i bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes, sepse çdo kontratë do ti nënshtrohet ligjit të ri antimafia. Nuk kam për ti lënë pensionistët pa pensione, nuk kam për ti lenë shqiptarët të vetmin në Ballkan edhe kur kanë humbur vendin e punës, do t’ua nxjerrim nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë, do tua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që i kanë vjedhur shqiptareve”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat